Lajme

Mbi 2 mijë persona evakuohen në Gjermani pas përhapjes së zja*rrit në pyje

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 14 August 2026

Më shumë se 2 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Gjermaninë perëndimore, pasi një zjarr i madh në zonën pranë kufirit me Belgjikën u përhap në drejtim të një fshati.

Autoritetet lokale u kërkuan banorëve të fshatit Gey të largoheshin nga shtëpitë rreth orës 04:00 të mëngjesit. Për ta është ngritur një qendër emergjence në një shkollë fillore në një fshat aty pranë.

Banorëve iu kërkua të merrnin me vete vetëm gjërat e domosdoshme, dokumentet e identifikimit dhe ilaçet e nevojshme.

-Advertisement-

Një prej banorëve, Leo Braun, tha se kishte marrë një njoftim në telefon për t’u larguar menjëherë, shkruan Reuters.

“Ne mblodhëm gjërat tona, të cilat i kishim përgatitur më herët, dhe më pas u larguam”, tha ai.

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se po informohej vazhdimisht për zhvillimet, ndërsa policia federale dhe ushtria gjermane po ofrojnë ndihmë, aty ku është e mundur.

Autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të garantuar sigurinë e banorëve në zonat e rrezikuara.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy