Lajme

Mbi 16 mijë persona janë infektuar me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 12 October 2020

Që nga muaji mars kur ishte shënuar rasti i parë në Kosovë me Covid-19 e deri tani janë shënuar 16.247 raste te reja të infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Infokus.

Siç ka konfirmuar IKSHPK, numri i rasteve aktive është 1.231 ndërsa, që nga rasti i parë e deri tani janë shëruar 14.368 persona të infektuar dhe 648  persona kanë vdekur.

Komuna më e prekur gjatë këtyre muajve, sa i përket numrit të infektimeve ka qenë Komuna e Prishtinës.

-Advertisement-

Vetëm 24 orët e fundit rezultuan pozitiv 68 raste dhe 33 të shëruar.

Kohëve të fundit ka pasur ulje të rasteve, por Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të infektimeve sërish. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera