Ekonomi

Mbi 1.2 miliardë euro kredi të reja

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 16 January 2019

Rënia e vazhdueshme e normës së interesit të kredive ka ndikuar në rritjen e përshpejtuar të volumit të kredive të aprovuara nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. Hiç më pak se 1 miliardë e 237 milionë euro ka arritur vlera e kredive të reja që janë lejuar nga bankat, nga janari e deri në fund të nëntorit të vitit që e lamë pas.

Sipas të dhënave të siguruar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), shihet se në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një rritje të kredive të reja për 78 milionë euro.

Sipas këtyre të dhënave shihet se gjatë muajit nëntor të vitit 2018 shuma e kredive të lejuara nga bankat ka arritur në 116.6 milionë euro, apo 7.2 milionë euro më shumë se sa në muajin e njëjtë të vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të BQK-së shihet se qershori ka qenë muaji më i suksesshëm, në të cilin rekordi i kredive ka arritur në 138.4 milionë euro.

-Advertisement-

“Gjatë muajit janar 2018, bankat kanë lejuar kredi në vlerë prej 96.7 milionë euro, gjatë muajit shkurt 90.5 milionë euro, në mars 126.4 milionë euro, gjatë muajit prill 119.4 milionë euro, gjatë majit 136.2 milionë euro, gjatë muajit qershor 138.4 milionë euro, gjatë muajit korrik 106.7 milionë euro, gjatë muajit gusht 110 milionë euro, gjatë shtatorit 78.2 milionë euro, gjatë muajit tetor 118.4 milionë euro, si dhe gjatë muajit nëntor të vitit 2018 kreditë e lejuara kanë arritur në vlerën 116.6 milionë euro”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Derisa gjatë janarit të vitit 2017 vlera e kredive të reja të lejuara nga bankat kishte arritur në 54.5 milionë euro, në shkurt 90.9, në mars 128.1, në prill 106.9, në maj 120.8, në  qershor 123.1, në korrik 111.8, në gusht 92.6, në shtator 78.2, në tetor 118.4 si dhe në nëntor 116.6.

Kreditë e reja të lejuara në periudhën janar-nëntor 2018:

Burimi i të dhënave: BQK nëntor 2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera