Sport

Mbappe tregon pse nuk u transferua në Real Madrid (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 06 September 2017

Kylain Mbappe gjatë kësaj vere u largua nga Monaco për të kaluar në PSG fillimisht si huazim me detyrim blerje sezonin tjetër për 180 milionë euro.

Sulmuesi francez tregoi se fillimisht kishte vendosur që të qëndronte në Monaco edhe për një sezon, por pastaj ndodhi diçka me kryesinë e klubit dhe vendosi të largohej.

Ai po ashtu tregoi se arsye pse zgjodhi PSG-në para Realit ishte se ai dëshironte të qëndronte në Francë.

“Real Madrid? Të jem i sinqertë, në maj i thash Realit se kisha vendosur të qëndroja në Monaco, por pastaj diçka ndodhi dhe unë ndryshova mendje”, tha Mbappe gjatë një konference për media.

-Advertisement-

“Në fund ishte e rëndësishme për mua që të qëndroja në vendin tim dhe të kthehesha në qytetin ku jam rritur”. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera