Sport

Mbappe apo Haaland? Henry nuk ka dyshime për më të mirin!

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 08 September 2022

Mesjava në botën e futbollit riktheu Champions League dhe dy nga yjet që shkëlqyen më së shumti ishin Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Norvegjezi i Manchester City realizoi një dygolësh ndaj Sevillas në triumfin e anglezëve me rezultatin 0-4, ndërsa dy herë ndëshkoi edhe sulmuesi i PSG, Juventusin në fitoren e francezëve 2-1 ndaj bardhezinjve. Tashmë, me Messin dhe Ronaldon që janë në “perëndim” të karrierës së tyre, ka nisur një debat i ri që lidhet pikërisht me Mbappe dhe Haaland.

Cili është më i mirë? Përgjigja e kësaj pyetje në fakt, nuk e vendos aspak në vështirësi Thierry Henry. Legjenda e Francës zgjedh patriotin e tij ndërsa argumenton se Mbappe përveç pjesës së finalizimit të aksioneve, është i aftë edhe t’i ndërtojë vetë ato si dhe të asistojë për shokët e skuadrës.

“Kylian Mbappe është një lojtar më i mirë se Erling Haaland. Mbappe është nga ata futbollistë që krijon në fushë, asiston përveç pjesës së finalizimit që të gjithë e kanë vënë re. Nga ana tjetër, Haaland është vetëm një finalizues i aksioneve dhe nuk përfshihet shumë në lojën e skuadrës. Mbappe mund të luaj në secilin pozicion të sulmit ndërsa Haaland vetëm në qendër”, u shpreh Henry.

Të tjera