Mbajtja në paraburgim e ish-krerëve të UÇK-së, vlerësohet se Gjykata Speciale po tregohet e ashpër me ta
Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 28 July 2022
Gjykata Speciale në Hagë, po tregohet më e ashpër sesa që duhet në raport me vazhdimin e masës së paraburgimit të ish krerëve të UÇK-së.
Kështu vlerëson Instituti i Kosovës për Drejtësi, ndërsa thekson se bazuar në faktet, procesi gjyqësor kundrejt ish krerëve të UÇK-së, mund të fillojë nga shtatori i vitit të ardhshëm.
Masa e paraburgimit caktohet në kushte të caktuara, kur ka dyshim të bazuar se personat që janë në paraburgim, mund të ndikojnë në dëshmitarë, apo në rrethanë tjetër, mund të mos i përgjigjen ftesës për gjykim nga ana e Gjykatës. Kështu thotë për Radio Kosovën drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili vlerëson se Gjykata Speciale, po tregohet e ashpër në raport me ish krerët e UÇK-së.
“Edhe përkundër faktit që po flasim për vepra penale të cilat janë shumë serioze, standardet që promovojnë të drejtat dhe liritë e të pandehurve në procedurë penale, kërkojnë që kjo masë të caktohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, pasi që personat që po mbahen në Hagë mund të lirohen nga policia penale, atëherë koha e kaluar në paraburgim apo privimi nga liria është një masë që pastaj nuk mund të kompensohet”, tha ai.
Murtezaj tha se procesi gjyqësor është duke shkuar shumë ngadalë. Sipas tij, do të shkojnë muaj të tërë, deri të kalohet në shqyrtim kryesor.
“Gjyqtarët e procedurës paraprake kanë qenë shumë më të ashpër me prokurorin, duke kërkuar që prokuroria të ofrojë dosjen të ana e avokatëve në mënyrë që të kalojë shqyrtimi kryesor. Mbrojta ende nuk e ka kohën e duhur siç e përcakton edhe ligji, këtë vit pothuajse është e pamundshme të fillojë shqyrtimi kryesor, ky afat do mund të vazhdojë deri në shtator të vitit të ardhshëm”, shtoi Murtezaj.
Profesori universitar i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë për Radio Kosovën se politikisht mund të ushtrohet presion ndaj autoriteteve të gjykatës që të respektojnë rregullat ligjore, e në mënyrë të veçantë, të mundësojnë një gjykim të shpejtë, të drejtë e të paanshëm.
“Janë jo vetëm shkelje e Kushtetutës dhe legjislacionit të Kosovës, por edhe shkelje e të drejtave të Konventave Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtës Ndërkombëtare Penale, që nga mbajtja në arrest pa kurrfarë nevoje e deri te shkeljet procedurës në radhë të parë nga gjyqtari paraprak”, tha Bajrami.
Ndryshe, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri dhe për këtë i janë drejtuar Policisë së Kosovës për t’i ofruar garanci. Në parashtresat e kryeprokurorit special, Jack Smith, pretendohet se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim, për çka edhe u është vazhduar masa e paraburgimit.
Të tjera
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...
-
Rutte uron Trumpin: Së bashku mund të arrijmë paqe përmes forcës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, e ka uruar presidentin e 47-të ...
-
Haradinaj: Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit
Kryetari i AAK dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se ...