Sport

Mazrekaj flet para sfidës ndaj Trepçës ‘89

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 13 March 2018

Prishtina dhe  Trepça ‘89 do të takohen në kuadër të javës së 23-të të Superligës së Kosovës, shkruan infokusi.

Futbollisti i Prishtinës Mentor Mazrekaj ka folur para sfidës mjaft të rëndësishme për të dyja skuadrat.

“Mendoj dhe duhet të besoj që edhe kjo ndeshje do të shkoj drejt ecurisë së serisë së fitoreve. Shpresoj shumë që përvoja jonë do të na ndihmoj që të menaxhojmë epërsinë e krijuar të pikëve +4 ndaj rivalëve”, ka thënë Mentor Mazrekaj i cili po rikthehet gradualisht nga lëndimi që kishte pasur më herët.

-Advertisement-

Prishtina dhe  Trepça ‘89 takohen ditën e mërkurë, (14 mars) me fillim nga  ora 14:00 në  stadiumim “Shahin Haxhiislami”, në Pejë. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera