Lajme

Maturantët kërkojnë organizimin e mbrëmjes dhe ekskursionit

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 17 June 2021

Maturantët po kërkojnë që Ministria e Arsimit t’u lejojë organizimin e mbrëmjes së maturës dhe ekskursioneve.

Ata po thonë se pas mësimit në rrethana pandemike e meritojnë këtë aktivitet jashtë korrikular.

Por shkollat thonë se nuk mund t’ua lejojnë një gjë të tillë pasi kanë marrë një njoftim nga drejtoritë komunale të arsimit që këto aktivitete janë të ndaluara.

-Advertisement-

Megjithatë këto kërkesa nxënësit apo shkollat nuk i adresuan në ministrinë e arsimit. Kështu thanë nga MASHT nga ku bënë të ditur se bazuar në vendimin në fuqi të Qeverisë së Kosovës, mbrëmja e maturës dhe ekskursioni nuk mund të organizohen këtë vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera