Matoshi: Qeveria mbylli rastin Dehari, kosovarët kurrë s’do ta marrin vesh të vërtetën

Autori: Gazeta inFokus
21:48 | 08 December 2022
Analisti Halil Matoshi, ka reaguar lidhur me lajmin se janë zhdukur mostrat e rastit të Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Për këtë çështje, Matoshi me anë të një shkrimi në Facebook, është shprehur se Qeveria ka mbyllur rastin Dehari.
Tutje, analisti ka shkruar se Kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin.
“Përdorim i frikshëm i shtetit për me justifiku një ideologji pa moral politik. Qeveria mbylli rastin Dehari. Kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin. Pa asnjë lëvizje në zbulim edhe pse qe dy vjet në vend, pushtetin total e ka Lëvizja Vetëvendosje! Ishte nji mbyllje e pandershme e tue sakrifiku do punëtorë të rëndomtë, toksikolog e laburanta kimie, si kolateral. Ata qëlluen në kohë të gabueme në vendin e gabuem! Kaq.”, ka shkruar Matoshi.
Gjithashtu, ka përmendur se Instituti i Mjekësisë Ligjore është nën administrimin e Ministrisë së drejtësisë.

Të tjera
-
Një banesë në Mitrovicën e Veriut përfshihet nga flakët
Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në Mitrovicën e Veriut. Lidhur m...
-
KQZ shpjegon si duhet të plotësohen fletëvotimet në zgjedhje për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvend Komunale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpjeguar se si duhet të plotësohen fletëvo...
-
Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit aderon në AAK, para tre vitesh ishte larguar nga Vetëvendosje
Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizua...
-
AKP-ja shpall shitjen e re, 137 prona në shitje në gjithë Kosovën
Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall shitjen e re të aseteve të ndërmarrje...
-
Shtatë vjet burgim për burrin që shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy persona në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur fajtor të pandehurin K.P. për vepr...
-
Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Pejë
Policia e Rajonit të Pejës ka arrestuar sot tre persona, të cilët dyshohen se...
-
Ambasada gjermane: Situata politike dhe bllokada në Parlament po i pengojnë propozimet e rëndësishme legjislative
Ambasada gjermane ka thënë se situata politike në vend, përfshirë bllokadën n...
-
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomandua...
-
Gjendet pa shenja jete një grua e moshuar në Ulpianë, dyshohet se kishte vdekur ditë më parë
Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Ulpiana, përball...
-
Nis takimi i Osmanit me Adem Hoxhën
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me kryetarë të partive më të vogl...
-
FSK-së të premten i shtohen kadetët, diplomon gjenerata e 2025-ës
Të premten e 4 korrikut do të mbahet ceremonia e diplomit të kadetëve të Forc...
-
Pamje të rënda nga vendi ku vd*q futbollisti i Liverpoolit Diogo Jota
Bota e futbollit sot u trondit nga lajmi për vdekjen e futbollistit të Liverp...