Ekonomi

Mastercard blen aksionet e Nets për 2.85 miliardë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 06 August 2019

Mastercard njoftoi sot se do të blejë shumicën e aksioneve në kompaninë e shërbimeve të grupit skandinav të pagesave Nets, si pjesë e transaksionit me vlerë rreth 2.85 miliardë euro.

Duke vepruar kështu, kompania amerikane do të zgjerojë më tej praninë e saj në tregjet nordike, transmeton KosovaPress.

Falë kësaj blerjeje, Mastercard do t’i takojnë shërbimet e pagesës së menjëhershme, si dhe zgjidhjes për pagesa elektronike të korporatës Nets.

-Advertisement-

Marrëveshja pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera