Mashtronin qytetarët me viza pune për në Kroaci e Gjermani dhe u merrnin qindra euro, aktakuzë ndaj dy prizrenasve
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 12 April 2022
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër H.B dhe Z.D, nën dyshimet për mashtrim me viza pune.
Sipas aktakuzës, ata me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ua merrnin qytetarëve nga 300 deri në 500 euro për viza pune në Kroaci e Gjermani.
“…nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300 (treqind) deri në 500 (pesëqind) euro, mirëpo asnjërit prej tyre nuk i rregullojnë dokumentacionin e premtuar, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në kuadër të veprimtarisë afariste në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 5,750 (pesëmijëeshtatëqindepesëdhjetë) Euro”, thuhet në njoftim.
Prokurori i rastiti ka kërkuar që të njëjtin të shpallen fajtor dhe i është propozuar gjykatës që t’i urdhërojë të akuzuarit që t’ua paguajnë të dëmtuarve dëmet e shkaktuara.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, i është propozuar Gjykatës që t’i urdhërojë kryesit e veprës penale për të paguar shumë të barasvlershme ndaj të dëmtuarve ose nga të njëjtit të konfiskojë çdo pasuri me vlerë të barasvlefshme”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 12 prill 2022 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve H.B., Z.D., (si persona përgjegjës në kuadër të personit juridik) dhe personit juridik –“T.&Z.” Sh.P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, nga muaji nëntor 2020 deri më datë 19.04.2021, në rrugën “Zanat” në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “T.&Z.” Sh.P.K., me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke fshehur faktet, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mashtrojnë dhe vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit: L.K., P.F.,V.S., S.T., Gj.S., E.K., Sh.S., E.F., J.D., K.Sh., D.J., dhe F.K., që të njëjtit të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin “T.&Z.” SH.P.K., si agjenci punësimi kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300 (treqind) deri në 500 (pesëqind) euro, mirëpo asnjërit prej tyre nuk i rregullojnë dokumentacionin e premtuar, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në kuadër të veprimtarisë afariste në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 5,750 (pesëmijëeshtatëqindepesëdhjetë) Euro.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, i është propozuar Gjykatës që t’i urdhërojë kryesit e veprës penale për të paguar shumë të barasvlershme ndaj të dëmtuarve ose nga të njëjtit të konfiskojë çdo pasuri me vlerë të barasvlefshme.
Të tjera
-
Senati e konfirmon të nominuarin e Presidentit Trump John Ratcliffe në krye të CIA
John Ratcliffe është konfirmuar si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inte...
-
Lumiri Abdixhiku “thumboj” Vjosa Osmanin për tubimin në Prishtinë, mirëpo pamjet nga “Gjergj Fishta” e tregojnë të vërtetën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka bërë një kra...
-
Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Ulpiana e Memli Krasniqit radhitet përkrah PDK–së: Jemi bashkë për një Kosovë ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim...
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falënderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...