Lajme

Mashtroi duke kërkuar shërim jashtë vendit, arrestohet gjilanasi që përvetësoi rreth 18 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 22 February 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan.

I njëjti është arrestuar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare.

I dyshuari ka arritur që t’i përvetësojë rreth 18 mijë euro.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 23.10.2022 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare. I dyshuari ka arritur që t’i përvetësoj rreth 18,000 (tetëmbëdhjetë mijë) €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera