Fokus

“Mashtrimi nuk kalon, presidentja veproi drejtë por me 2 vjet vonesë”, Ramush Haradinaj me deklaratë të fuqishme për zhvillimet në veri e për Vjosa Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 28 September 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklarimin e presidentes Vjosa Osmani për përgatitjen e një draft-statuti për Asociacionin, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj për Infokus ka deklaruar se edhe pse presidentja ka vepruar dy vjet me vonesë ai e mbështet një gjë të tillë.

“Sot nëse e shihni sot jemi larg, se përballem me terrorrizëm, jemi larg stabilitetit, dhe jemi shumë larg integrimeve euroatlantike, jemi në një lloj status kohe që i konvenon Beogradit dhe Rusisë, që i bjen duke mos u mbështet në Amerikën duke mos ba marrëveshje me ta  e duke u mbështet në ato që Kurti i ka zgjedh zotëri Lajcak  të cilët jani i fajëson shifni se çfarë i ka ndodh Kosovës, pra unë po ju thom që mashtrimi nuk kalon, edhe nuk mundet me kalu mashtrimi. Presidentja ka vepru drejt por është vonu 2 vjet, kjo është dasht me ndodh para dy vjete por e mbështes sado vonë”, ka deklaruar Haradinaj për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe Haradinaj ka thënë se mashtrimi asnjëherë nuk kalon./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni deklaratën e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera