Lajme

MASHTI publikon datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 04 April 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka publikuar vendimin për caktimin e datave të organizmit të testit të arritshmërisë për këtë vit.

Sipas vendimit, të MASHTI-t, testi do të jetë i ndarë në dy data, ku në fazën e parë nxënësit e klasëve të nënta do t’i nënshtrohen pyetjeve të lëndëve shoqërore gjersa në të dytën pyetjeve të lëndëve shkencore.

Sipas njoftimit, pjesa e parë e testit do të mbahet më 4 korrik  në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi.

-Advertisement-

Ndërsa, më 11 korrik do të mbahet testi për lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi, dhe biologji.

Edhe vitin e kaluar testi i arritshmërisë ishte mbajtur në dy faza.

Vendimin e MASHTI-t mund ta gjeni në këtë link.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera