Sport

Mascherano paralajmëron largimin nga Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 01 December 2017

Mbrojtësi argjentinas pritet t’i jep lamtumirën Barcelonës.

Javier Macherano ka pranuar që koha te Barça po shkon drejt fundit dhe ka theksuar se do që të ndahet me klubin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Argjentinasi që është transferuar në Camp Nou në vitin 2010 nga Liverpooli, ka arritur suksese të mëdha me blaugranat, duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve, katër herë La Ligan dhe katër herë të tjera Kupën e Mbretit.

-Advertisement-

Por me ardhjen e Ernesto Valverdes në stolin e katalanasve, Mashcerano ka humbur vendin në skuadrën e parë dhe ka pasur minuta të pakta gjatë kësaj periudhe. “Mendoj se qëndrimit tim këtu po i vjen fundi. Kjo ka kuptim pasi kam qenë për një kohë të gjatë në këtë klub dhe nuk besoj se kam më shumë për të dhënë”, ka thënë Mascherano.

“Nuk e them këtë me hidhërim, pasi në Barcelonë kam kaluar vitet më të mira të karrierës, që nuk do t’i harroj asnjëherë”.

“Jam një prej atyre njerëzve që e di se kur është koha e duhur për ta mbyllur një kapitull”, ka përfunduar ai.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy