Masakra në Studime, familjarët presin drejtësi
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 02 May 2022
Në 23-vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë, familjarët kanë përkujtuar më të dashurit e tyre, të cilët u morën me dhunë dhe u vranë nga forcat kriminele serbe.
23 vjet më parë banorët e Studimes pa tmerrin me sytë e tyre, kur forcat serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.
Nëna Hatixhe Ferati përkujton me lot në sy momentet e fundit me më të dashurit e saj, të cilët iu vranë në këtë masakër.
“Na i morën prej dore, nëpër ta shkelnim aty, nuk guxonim të afrohemi, t’i marrim, as t’i shohim apo t’i prekim. Dolëm disa andej. Kisha edhe plakin me vete pasi nuk mund të ecte, fëmijët dhe vajzat, krejt ashtu. Këta i ndalën. Nëna si të dalë e të shkojë?… Kurrë nuk më hiqen nga mendja, qysh po e shihje fëmijën, veç Allahu që i dërgoi këta të shkretë”, tha ajo.
Musa Gërguri, një tjetër familjar, i cili në këtë masakër humbi vajzat e tij 16 e 20-vjeçare dhe motrën 23-vjeçe, përkujton ka thënë se do t’i kujtojnë gjithmonë, ndërsa mbetet me shpresën se masakra të tilla të mos ndodhin më.
“Shpresoj të mos ndodhë kurrë me siç ka ndodhur… Pesë janë, dy vajza i kam edhe motrën… Njëra 20 vjeç e tjetra 16-vjeçe, motra 23-24 vjeç. Çka kemi të bëjmë, duhet të pajtohemi”, tha ai.
Ndërsa Isa Gërguri thotë se po presim nga institucionet të vendoset për drejtësi për autorët e këtyre krimeve makabre.
“Tmerr ka qenë, veç nuk kemi çfarë të bëjmë. Atë natë në kolonë kemi qenë, por kush ka pasur ymër ka jetuar, kush nuk ka pas e kanë mbytur. Motra ka qenë 25-vjeçare, vajza e vëllait 20-vjeçare dhe mixha ka qenë diku 63-vjeçar… Jeta e ka kështu. Ata (kriminelët serbë) po sillen të lirë, i njohim shumicën, po presim derisa të vendoset diçka”, tha ai.
Ndryshe, masakra në Studime të Vushtrrisë nga krerët e institucioneve të Kosovës është quajtur ndër masakrat më të tmerrshme ndaj shqiptare gjatë luftës së fundit./kp
Të tjera
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...