Lajme

Mas akra e Studimes, Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për vikt imat

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 02 May 2024

Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Në shënim të përvjetorit të masakrës edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e masakrës se Studimes në Vushtrri.

“në 25 vjetorin jemi këtu për të kujtuar 116 civilë mes tyre fëmijë  dhe gra shtatzënë.

-Advertisement-

Është vështirë për të shprehur fjalët se si ende si komb ende duhet të përballemi me plagë e dhimbje ku qytetarët tanë kanë përjetuar masakra të tmerrshme. Janë dëshmi së sa sa e domosdoshme ishte lufta  jonë për liri. Këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kurdo. Ishte luftë për mbrojtje të identitetit dhe shtetit tonë. Drejtësia do të vendoset pavarësisht sa do të vonohet ajo”, tha Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat.

“Më pak së dy orë u vranë civilë të paarmatosur qe bëri ushtria e rregullt serbe. Masakra radhitet mes masakrave të shqiptarëve dhe asaj të Sebrenicës. Andaj këta muaj u përkushtohemi masakrave të viktimave. Numri i masakrave edhe dëshmi e gjenocidit serbe. Jemi te qartë oër kërkesën  tonë për drejtësi. Të behët drejtësi universale për viktimat, ky është kusht  i vetëm për paqe”

Kurse kryetari Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bëri thirrje për unitet.

“falënderim që keni ardhur që të ja lehtësoni dhimbjen e familjarëve

25 vjet këtu me parë u derdh gjak , gjaku që solli këtu më pas edhe lirinë fal edhe  gjakut të dëshmorëve, UÇK-së dhe NATO-s. Nuk jemi të kënaqur me drejtësinë, ka selektim të drejtësisë. Drejtësia nuk e ka thënë fjalën e tyre. Çlirimtarët po mbahen me akuza të fabrikuara. Si kurrë më parë kemi nevojë të jemi të unifikuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera