Ekonomi

Marrëveshje bashkëpunimi me Turqinë në fushën e standardizimit

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 12 November 2018

Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e standardizimit.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Bekim Jupa në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se të hënën në Ankara të Turqisë së bashku me kryeshefin e Agjencisë së Standardeve të Kosovës nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardeve të Turqisë (TSE).

“Falë kësaj marrëveshje, tash e tutje do të jetë më i lehtë procesi për certifikimin e produkteve, shërbimeve dhe personave. Gjatë javës që lamë pas vetëm e vetëm për t’i mbrojtur prodhuesit vendor, Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 10 % për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Deri sa gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vijim do të marrim edhe shumë vendime që do të ndikojnë direkt në fuqizimin e prodhueseve vendor në vend” ka shkruar ai, raporton zëri.info.

-Advertisement-

Sipas tij, fuqizimi i sektorit privat mbetet prioritet kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera