Lajme

Marrëveshja në Bruksel, reagon Kusari-Lila: Normaliteti po kthehet në çdo cep të vendit

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 21 June 2022

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas marrëveshjes për energji mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ajo thotë se normaliteti po kthehet në çdo cep të vendit.

“Lajme optimiste nga Brukseli për zbatimin e marrëveshjes për energjinë! Përfundimisht normalitet në sistemin e faturimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa përjashtim për katër komunat në veri. Një prej sfidave më të rënda për sistemin elektroenergjetik të Kosovës që nga përfundimi i luftës, po i vjen fundi. Normaliteti po kthehet në çdo cep të vendit pa përjashtim!”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera