Marrëveshja me Britaninë, Rama: Do ngrihet një skuadër speciale

Autori: Gazeta inFokus
18:44 | 13 December 2022
Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në një komunikim për mediat nga jashtë selisë së PS-së në lidhje me situatën e emigrantëve shqiptarë që ikin drejt Britanisë, si dhe lidhur me marrëveshjen me kryeministrin Sunak në lidhje me këtë çështje.
Gjatë fjalës së tij për gazetarët, kryeministri Rama ka thënë se “krimi shqiptar” nuk ekziston sepse krimi nuk ka etni.
Rama u shpreh se lidhur me këtë çështje do të ngrihet një skuadër speciale e cila do të do merret 24 orë për identifikimin dhe ndarjen e informacionit dhe në fund ndalimin e atyre elementeve që organizojnë këto trafiqe klandestine.
Rama ka thënë se ajo që është arritur me qeverinë britanikë nuk është një marrëveshje e re teksa ka shtuar se kryeministri britanik i ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur.
“Kjo është një kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë ministër i jashtëm i Britanisë dhe e kam përsëritur vazhdimisht sepse sa herë ka ardhur dhe ka ndarë me ne këtë shqetësim kam qenë konsistent në të njëjtën gjë. Mos flisni për krim shqiptar sepse nuk ekziston, krimi nuk ka etni. Nëse keni problem dhe kërkoni ndihmën tonë ne jemi të gatshëm që bashkë me ju të ngremë një skuadër speciale siç kemi bërë me vende të tjera e cila do merret 24 orë për identifikimin dhe ndarjen e informacionit dhe në fund ndalimin e atyre elementeve që organizojnë këto trafiqe klandestine. Këtë herë kam pasur një bisedë goxha përmbajëtsore me kryeministrin e fundit dhe ai ka marrë përsipër që jo vetëm të thotë bukur bukur por dhe ta shtyjë përpara. Kemi bërë një dakordësi, nuk është as marrëveshje e re.
E rëndësishme është që kryeministri britanik ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur, për faktin që fatkeqësisht komuniteti shqiptar është vendosur në një dritë të gabuar, më ka shprehur gjithë konsideratat për bashkëpunimin në arenën ndërkombëtare, më ka shprehur dhe dëshirën për tu takuar së shpejti dhe pastaj jemi ndalur te kjo pjesë. Unë kam përsëritur të njëjtën gjë, nuk ka pse të ndahen shqiptarët, komuniteti shqiptar vetëm sjellë vlerë në çdo aspekt në çdo vend, problematikët nuk përfaqësojnë komunitetin tonë askund, janë jashtënxjerrjet e një kombi si të çdo kombi. Nëse shanset për azil në Gjermani, Francë apo kudo janë zero, atëherë kërkojeni te vetja e te sistemi britanik, jo te qeveria shqiptare. Ishte dhe një deputet interesant atje që pyeste ambasadorin tonë po këta pse nuk vijnë me WizzAir-in”, tha ai.

Të tjera
-
Hamiti për Gërvallën: S’ka bërë asnjë punë për njohje, por vetëm gafa
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka folur...
-
Ligji për Qeverinë, Gashi: E bënë vetë, tani nuk duan ta zbatojnë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar qe...
-
Deda: Një pjesë e skenës politike në Kosovë ka urrejtje ndaj shtetit
Analisti Ilir Deda ka thënë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, se një pj...
-
Abdixhiku i reagon Haradinajt: Janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen, ky presion veç po na forcon
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kr...
-
Gjini: AAK i thotë `jo` koalicionit me VV, opozita mund ta bëjë qeverinë
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se partia e tij...
-
Personi i vdekur në Prishtinë është shtetas i huaj, policia jep detaje
Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prish...
-
Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, ambulanca dhe policia në vendngjarje
Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Le...
-
Zyrtari kenias publikon fotografi nga takimi me Ambasadoren e Serbisë që i shkoi për të protestuar për njohjen e Kosovës
Musalia Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Ç...
-
Macron shtyn përpara planet për një forcë sigurie në Ukrainë gjatë samitit në Paris
Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan të enjten në Paris për të biseduar p...
-
Haradinaj: Kurti është në opozitë, LDK-ja mund ta shpëtojë, përndryshe ne formojmë qeverinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim amb...
-
“Paske thënë e kam zemër Lulin”, Rama-Bashës: E thashë mo, se po më plaste zemra
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë viju...