Lajme

“Marrëveshja finale me njohjen në qender, të jetë fokusi i Kosovës në dialog”

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 15 September 2022

Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi ka deklaruar se ekipi negociator kosovar do të duhej të kishte një koordinim strategjik sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.

Arifi në Info10 tha se Kosova duhet t’i ik dialogut teknik, dhe të fokusohet te marrëveshja finale me njohje në qender, shkruan Gazeta10.

“Kosova vetëm çka duhet të bëjë, është të koordinohet jo vetëm sa për ta thënë, por të ketë një koordinim strategjik. Duhet të kërkohet marrëveshja finale, e të mos shkohet më teknikalitete, sepse ajo po e çmonton dialogun, dhe në fund nuk e humbë fokusin e njohjes në qender. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos shkojmë më në çështje teknike, por të kërkojmë një marrëveshje finale, dhe në atë marrëveshje të jenë të gjitha teknikalitetet që mund të zgjidhen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera