Lajme

Maqedonci: ‘Guximi i Palëkundër’ nga kadetët e QSU-së ka përfunduar me sukses

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 29 April 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë përfunduar me sukses ushtrimin fushor të titulluar “Guximi i Palëkundër”.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka theksuar se ushtrimi fushor është praktikuar nga kadetët e katër viteve studimore si dhe ‘u vlerësuan në planifikimin dhe realizimin e misioneve të ndryshme, në bazë të planprogramit profesional të QSU-së’.

“Kadetët e QSU-së përfunduan me sukses ushtrimin fushor të emëruar “Guximi i Palëkundur”. Gjatë këtij ushtrimi kadetët e 4 viteve praktikuan dhe u vlerësuan në planifikimin dhe realizimin e misioneve të ndryshme, në bazë të planprogramit profesional të QSU-së”, thuhet në postimin e Maqedoncit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera