Sport

Manchester Unitedi ia cakton çmimin Paul Pogbas

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 11 January 2021

Klubi i Manchester Unitedit ka vendosur ta shes mesfushorin francez, Paul Pogba, shkruan Gazeta inFokus.

Pogba ka dy sezone që nuk është i kënaqur në ‘Old Trafford’ dhe gjithmonë ka pasur zëra për largimin e tij nga Unitedi.

Sipas mediave angleze tashmë ‘Djajtë e Kuq’ i kanë caktuar çmimin francezit dhe kush dëshiron shërbimet e tij duhet të paguaj 75 milionë euro.

-Advertisement-

Paul Pogba ka kontratë me Manchester Unitedi deri në vitin 2022 dhe është njëri nga lojtarët më të paguar në klub.

Për mesfushorin francez të interesuara janë Juventusi, Real Madridi dhe Paris Saint-Germani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera