Zemaj publikon mesazhet: U ndal shërbimi 24 orësh për pacientët me sulm në tru por drejtoresha e Radiologjisë më e interesuar për fushatën e Kurtit
Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 31 January 2025
Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pasi në Qendrën Stroke të Klinikës së Radiologjisë në QKUK sot është ndalur shërbimi 24 orësh për pacientët me sulm në tru.
Ai theksoi se këto shërbime janë ndërprerë për shkak të këtij menaxhmenti të Ministrisë së Shëndetësisë me grupet e interesit që tregojnë që qëllimi kryesor i tyre është pasurimi dhe jo shërbimet e duhura për pacientin.
“Pushteti antipacient, pushteti antiqytetarë, pushteti i mashtrimit dhe abuzimit, jo që nuk kënaqet nga ndërhyrjet dhe instalimi i njerëzve militant në pozita por edhe keqmenaxhon e dëmton shëndetin publik. Shërbimi i domosdoshëm “shërbimi i Trombektomisë në Qendrën Stroke, të Klinikës së Radiologjisë”, i cili duhet të funksionoj 24/7, është ndërprerë sepse lidhjet e këtij menaxhmenti të MSH-së me grupet e interesit tregojnë që qëllimi kryesor i tyre është pasurimi dhe jo shërbimet e duhura për pacientet me xhepin e varfur të tyre”, ka shkruar Zemaj.
Zemaj madje ka publikuar edhe mesazhe të siç shihet në pamje drejtoreshës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza e cila i’u shkruan në viber specializantëve që nëse janë të interesuar të takohen me kryeministrin, Albin Kurti, duke e akuzuar që më shumë po kujdeset për fushatën e Kurtit se sa për shërbimet në Klinikën që ajo udhëheq, shkruan Gazeta Infokus.
“Drejtoresha e VV-së më shumë është e interesuar për fushatën e Kurtit, si klientelë së sa për kujdesin ndaj pacientit. 600 mijë euro blerje nga buxheti i shtetit por shërbimin pacientet detyrohen ta marrin në institucionet private. Kjo klikë bashkë me abuzimet, përfundon me 9 shkurt, dita kur profesionistët shëndetësor, pacientët dhe qytetarët e Kosovës do iu japin përgjigjen e merituar”, ka shkruar tutje Zemaj.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































