Sport

Manchester Unitedi futet në garë për transferimin e yllit të Chelseas

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 28 September 2020

Mbrojtësi francez, N’Golo Kante, akoma nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Kante, që vazhdon të jetë pjesë e Chelseas, nuk shihet si lojtar kyç nga trajneri Lampard.

Kësisoj francezi si duket ka shqyrtuar mundësin e largimit nga “Stamford Bridge”.

-Advertisement-

Duke e ditur kualitetin e 29 vjeçarit, ofertat për të padyshim që nuk mungojnë.

Së fundmi në garë për transferimin e kampionit të botës ka hyrë edhe Manchester Unitedi.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë një shumë prej 60 milionë funtesh për transferimin e Kantes.

Si duket trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, e vlerëson lartë reprezentuesin francez dhe do ta ketë nën urdhrat e tij./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera