Sport

Manchester Unitedi e ndalë Liverpoolin në barazim

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 20 October 2019

Manchester Unitedi ia ka arritë ta ndalë ecurinë fantastike te fitoreve Liverpoolit, duke luajtur baras 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e nëntë në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 8 fitoreve rresht, skuadra e Jurgen Kloppit është ndalë në barazim nga rivali i përbetuar Manchester Unitedi në “Old Trafford”.

Djajtë e Kuq kaluan të parët në epërsi në minutën e 36’ me golin e shënuar nga Marcos Rashford, kurse Liverpooli barazoi në minutën e 85’ me anë të Lallanas , i cili realizoi pas gati 2 viteve.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi Unitedi kalon në pozitën e 13’ me 10 pikë, ndërsa Liverpooli mbetet lider i Premierligës me 25 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera