Sport

Manchester United hedh sytë nga ylli i Bayern Munchen

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 16 May 2019

Manchester Unitedit e ka shprehur interesimin e tij zyrtar te Bayern Munichu për sulmuesin Robert Lewandowski, raporton e përditshmja angleze “Daily Mail”.

Bavarezët janë të interesuar që ta mbajnë 30-vjeçarin, duke i ofruar një rinovim të kontratës pas finales së Kupës së Gjermanisë më 25 maj, por ai është i pasigurt nëse dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në “Allianz Arena”.

Djajtë e kuq” kanë pyetur për Lewandowskin dhe mund të bëjnë një ofertë për të sapo të hapet afati kalimtar i verës.

-Advertisement-

Reprezentuesi polak është pjesë e gjigantit bavarez që prej verës së vitit 2014, derisa gjatë këtij edicioni ai ka shënuar 38 gola në 45 paraqitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera