Lajme

Gërvalla takon homologen nga Malawi, diskutojnë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 28 September 2024

Në takimin e mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe homologia e saj nga Malawi, Nancy Tembo, diskutuan për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përkushtimin për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit nga MPJD, Gërvalla shpalosi të arriturat e Republikës së Kosovës në demokratizim, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe punësimin, duke ofruar gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në këto fusha.

“Ministret biseduan gjithashtu për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe iniciativat globale dhe rajonale për tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera