Sport

Manchester City me kontratë të përjetshme për Messin

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 25 November 2020

Lionel Messi vazhdon të jenë në qendër të vëmendjes sa i përket të ardhmes së tij, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi ka kontratë me Barcelonën deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm, por sipas gjitha gjasave ajo nuk do të vazhdohet.

Victor Font, që është kanditati favorit për t’u zgjedhur president i blaugranëve ka deklaruar Messi do të vazhdoj të rrijë në ‘Camp Nou’, por asgjë nuk është e sigurt.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Pep Guardiola ka vazhduar marrëveshjen e tij me Manchester Cityn, të cilët janë shprehur të gatshëm t’i ofrojnë 33 vjeçarit kontratë të përjetshme.

‘Qytetarët’ edhe verën e kaluar tentuan ta transferonin në ‘Etihad’ gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, por kjo nuk ndodhi pasi Messi vendosi të rrijë në klubin ku nisi gjithçka edhe për një vit.

City përveç kontratës së përjetshme po mendojnë ta bëjn Messin edhe ambasador të klubit.

Marrëdhëniet e mira mes Guardiolës dhe Messit do të jenë një mundësi e artë për gjigandët anglez që ta sjellin futbollistin me të mirë në botë në kampin e tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera