Sport

Malta kundër Kosovës pa tre futbollistë kryesor

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 11 October 2018

E konfirmon trajneri, Malta kundër Kosovës pa tre futbollistë kryesor.

“Zach Muscat po rikuperohet nga një dëmtim. Joseph Zerafa është i suspenduar pas dy kartonëve të verdhë, kurse Luke Gambin ka kërkuar të mos përfshihet në skuadër pasi dëshiron të koncentrohet dhe të ambientohet te klubi i ri në Ligën e dytë të Anglisë, Crawley Town”, u shpreh Farrugia.

Për këtë takim, Farrugia i ka ftuar katër futbollistë tjerë: Bjorn Kristensen, Clayton Failla, Cain Attard dhe Jake Grech.

-Advertisement-

“Mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, por kjo do të shpërbejë për ata që duan më shumë minuta, kanë mundësi të tregojnë vetën. Besoj se lojtarët që do t’i zëvendësojnë ata që mungojnë, janë gjithashtu gati për të luajtur. Nëse do të isha në pozitë të tyre, do të jepja më të mirën për të treguar se meritoj një vend në formacion”, shtoi trajneri i Maltës.

Trajneri i Maltës nuk pritet të bëjë shumë ndryshime të tjera në formacion nga ndeshja me Azerbajxhanin, por një tjetër lojtar gjithashtu është në dyshim për ndeshjen kundër Kosovës.

Bëhet fjalë për Ryan Camilleri dhe duket se mbrojtësi i Victoria Hotspurs, Ferdinando Apap, mund ta zë vendin e tij, ndërsa Juan Carlos Corbalan i Gżira Unitedit mund të bëjë paraqitjen e parë me Maltën.

ë ketë disa mungesa për ndeshjen kundër Kosovës.

Farrugia nuk ka qenë në gjendje të grumbullojë skuadrën më të mirë, pasi mungojnë tre titullarët e padiskutueshëm në formacionin e 63-vjeçarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera