Malisheva ka 4.3 milionë për investime kapitale për vitin e ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 14 Gusht 2018
Komuna e Malishevës, për vitin 2019 ka një buxhet prej 14.5 milionë euro, ndërsa prej tyre 4.3 milionë janë të parapara për investime kapitale.
Kështu u tha në dëgjimin e parë publik, në kuadër të dëgjimeve publike, për hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Dëgjimet publike do të vazhdojnë në ditët në vijim nëpër vendbanime dhe me grupet e interesit.
“Sot është mbajtur dëgjimi i parë, ku kanë marrë pjesë kryetarët e fshatrave të Komunës së Malishevës, ndërsa në këtë takim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi i ka falënderuar kryetarët e fshatrave për bashkëpunimin e deritanishëm, i ka ftuar ata që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, përmes propozimeve të tyre, për orientimin e investimeve në vitet në vijim, me theks të veçantë për vitin 2019. “Gjatë gjithë këtyre viteve, investimet i kemi bërë duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e juaja, e po ashtu edhe këtë vit, do ti orientojmë investimet në këtë formë, duke u bazuar në kërkesat e vendbanimeve”, tha Begaj, sipas kumtesës për media.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, duke e prezantuar qarkoren e dytë buxhetore, për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2019-2021, është fokusuar më shumë në ndarjen e buxhetit që i është bërë Komunës së Malishevës, për vitin 2019. Sipas tij, buxheti në vitin 2019, do të jetë për dy për qind më i madh se viti paraprak, ku i tërë buxheti do të jetë 14.5 milion euro, ndërsa për investime kapitale, janë të ndara 4.3 milion euro.
Pas prezantimit të KAB, kryetarët e fshatrave, i kanë shfaqur kërkesat e vendbanimeve të tyre, për investime, ku kryesisht kanë dominuar kërkesat për infrastrukturë, si kanalizime, ujësjellës, rrugë e trotuare, por edhe për përkrahje në fushën e bujqësisë.
Në këtë takim, është kërkuar nga kryetarët e fshatrave, që të jenë aktiv në takimet tjera që do të mbahen nëpër vendbanimet e Komunës së Malishevës, ndërsa kërkesat e tyre, ti paraqesin me shkrim, në drejtoritë përkatëse.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...






























