Lajme

Malet e këtij rajoni të Kosovës në flakë tash e 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 16 April 2022

Një pjesë e madhe prej dhjetëra hektarësh pyje në trekëndëshin Aqarevë, Siqevë e Ujmirë, janë në flakë tash e 24 orë.

Ndërkohë banorët e atjeshëm ankohen se nuk po intervenohet në shuarjen e zjarreve që ka kapluar pyjet e këtyre tri fshatrave, shkruan Gazeta Infokus.

Zjarre të mëdha janë raportuar edhe mbrëmë në një fshat të Ferizajt, e që janë të pa zakonshme për këtë stinë, duke lënë dyshime që zjarret të jenë shkaktuar qëllimshëm nga dora e njeriut, për qëllime të caktuara./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera