Lajme

Mal, borë dhe det, pamjet e veçanta nga Llogaraja

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 25 January 2023

Ministrja shqiptare e Turizmit, Mirela Kumbaro ka postuar sot pamje nga Maja e Qorres në Parkun Kombëtar të Llogarasë në jug të vendit.

Në fotot e shpërndara shihen pamjet magjepsëse të malit me borë dhe bregdetit, një peizazh i veçantë për të gjithë adhuruesit e natyrës.

Kumbaro shkruan në Facebook: “Edhe mal, edhe det; Edhe borë, edhe plazh”.

-Advertisement-

Ky kombinim i rrallë në këtë periudhë të vitit mbetet për t’u vizituar. Zona e Llogorasë ofron shumë mundësi për turizëm malorë me hotele dhe restorante që edhe gjatë dimrit mirëpresin vizitorë të shumtë, kryesisht nga Vlora.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera