Majlinda Kelmendi: S’do t’ia falja vetes nëse medaljen olimpike do ta fitoja për një shtet tjetër, e jo Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 08 April 2023
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi së fundmi ka treguar si i ka refuzuar disa oferta milionëshe pavarësisht gjendjes së rëndë financiare në familje atë kohë.
Në një podcast së fundmi pranë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për “Flasim”, ajo ka treguar për vështirësitë e saj të karrierës dhe si i refuzoi milionat nga shtetet e tjera.
“Unë jam një ndër ata sportistë që kam pasur oferta milionëshe prej shteteve tjera që t’i përfaqësoj, gjatë kohës kur më kanë ardhur ato oferta, familja ime ka qenë në situatë shumë të vështirë ekonomike dhe që nuk kam qenë shumë e sigurt nëse vendimi është i duhur apo jo, që t’i refuzoj ato oferta”.
“Ngjarja më bën të ndihem jashtëzakonisht krenare me veten dhe me trajnerin tim (Driton Kuka), sepse ka qenë ai që gjithë kohën që ka insistuar që ne të mbesim në Kosovë dhe ta përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare”.
Në fund, ajo shton se ndihet krenare për zgjedhjen e bërë pasi nuk do t’ia falte vetes nëse do ta fitonte medaljen olimpike për një shtet tjetër.
“Nuk do t’ia falja asnjëherë vetës nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën. E kam pasur ëndërr gjithmonë që medaljen olimpike për krejt shqiptarët me qenë unë ajo që e sjell dhe jam e lumtur që kjo ëndërr e imja është bërë realitet”, përfundon Kelmendi.
Kelmendi tashmë ka nisur punën si trajnere dhe është duke i ndihmuar trajnerit Driton Kuka në stërvitjen e xhudistevë/ve të rinj.

T� tjera
-
Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit ...
-
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vra*sje të rëndë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rig...
-
Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani
Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetë...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në vle...
-
Alarm për dronë në aeroportin e Xhenovas në Itali, mbyllet për dy orë
Një alarm për dron u lëshua në Aeroportin e Xhenovës mbrëmjen e djeshme, duke...
-
Erërat e forta përfshinë Kosovën mbrëmë, këto janë komunat më të prekura nga dëmet dhe ndërprerjet e rrymës
Erërat e fuqishme që përfshinë Kosovën gjatë mbrëmjes së së enjtes shkaktuan ...
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...

































