Macron, Scholz e Draghi mes sirenave të luftës në Kiev: Ukraina vend kandidat, ju duam në BE
Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 16 June 2022
Sirenat e luftës u dëgjuan sërish në Kiev, por kjo nuk i pengoi liderët e katër vendeve europiane dhe zyrtarët e Ukrainës të mbanin konferencën për shtyp. Presidenti Francez, Emmanuel Macron, ai i Rumanisë, Klaus Iohannis, kryeministri italian, Mario Draghi dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, garantuan presidentin, Volodymyr Zelensky, së vendi i tij do të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian. Por i shuan shpresat për një rrugë të shkurtër anëtarësimit duke e njoftuar se për këtë duhet shumë punë.
“Të gjithë ne mbështesim dhënien menjëherë të statusit kandidat për anëtarësim. Ky status do të shoqërohet me një udhërrëfyes dhe do të nënkuptojë gjithashtu që situata e Ballkanit Perëndimor dhe e fqinjësisë, veçanërisht e Moldavisë, të merret parasysh. Europa është pranë jush, do të mbetet e tillë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa të arrihet fitorja, një fitore që do të shohë kthimin e paqes në një Ukrainë të lirë dhe të pavarur”, deklaroi presidenti francez Macron.
Mario Draghi, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz brenda trenit që i çon nga Polonia në Kiev
“Unë dhe kolegët e mi kemi ardhur këtu në Kiev me një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes europiane”, shtoi kancelari gjerman Scholz.
“Dua të them se mesazhi më i rëndësishëm i vizitës sonë është se Italia e dëshiron Ukrainën në Bashkimin Europian dhe dëshiron që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat dhe do ta mbështesë këtë qëndrim në Këshillin e ardhshëm Europian”, ishin fjalët e kryeministrit italian Draghi.
Zelensky kërkoi më shumë armë të reja, pasi e konsideron mënyrën e vetme për të rikthyer lirinë në mbarë Ukrainën. Tha se vendi i tij e meriton statusin kandidat për aderim në BE dhe adresoi çështjen e zhbllokimit të eksporteve.
“Do bëjmë gjithçka mundemi për të zhbllokuar portet detare, por kjo duhet të bëhet së pari nga ata që i bllokuan, pra flota detare ruse”, u përgjigj Zelensky.
Gjatë takimit me Zelenskin, liderët europianë i kanë ofruar furnizime me armë të reja gjithashtu edhe trajnim të ushtarëve ukrainas për t’i përdorur ato. Ndërsa Macron kërkoi që Kievit të fitojë, madje të rimarrë dhe Krimenë e aneksuar nga Rusia. Gjatë qëndrimit në Ukrainë, liderët europianë vizituan qytezën e Irpin ku thanë se ushtria e Vladimir Putin ka kryer krime lufte./A2CNN/
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...