Macron edhe 5 vjet në krye të Francës, cili është vizioni i tij për Ballkanin?
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 25 April 2022
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ia ka arritur të sigurojë edhe një mandat 5 vjeçar për të udhëhequr Francën, njëri nga shtetet kryesore të BE’së. Presidenti i ri dhe i vjetër francez që ka peshë kur është fjala për politikat e zgjerimit të BE’së e bashkë me holandezët e ka në dorë edhe çështjen e vizave për Kosovën, gjatë muajit janar kishte shpalosur edhe vizonin për Ballkanin Perëndimor në një fjalim në Parlamentin Europian.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron në një fjalim të tij në Parlamentin Europian gjatë janarit, kur Franca e kishte marrë kryesimin e BE’së, kishte folur ndër të tjera për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe synimet që ka shteti i tij gjatë udhëheqjes 6 muajshe me unionin.
Në fjalën e tij, presidenti i Francës theksoi se Evropa nuk mund t’i kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor.
“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht dhe historikisht, për të kaluarën e tyre tragjike dhe një të ardhme më të madhe, në zemër të kontinentit evropian. Ata kanë plagë që na tregojnë se sa e brishtë mund të jetë paqja dhe sa i fortë mund të jetë Bashkimi ynë. Prandaj sot duam të mendojmë për marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’u japim atyre një perspektivë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Macron.
Ai tha se ky proces nuk ka qenë i drejtuar kundër askujt dhe as tentimi për të destabilizuar dikë tjetër.
“Është një aderim pozitiv, i cili duhet të kryhet në një afat kohor të arsyeshëm. Ne kemi modernizuar procedurën e negociatave gjatë muajve të fundit”, theksoi Macron, duke iu referuar metodologjisë së re të anëtarësimit të miratuar me iniciativën e Francës.
Megjithatë, ai përsëriti qëndrimin e tij se Evropa aktuale me rregullat e saj nuk mund të bëhet Evropë e 31, 32, 33 shteteve anëtare.
“Do të bënim shaka me veten nëse do ta mendonim këtë. Pra, në kuadrin e Konferencës (për të Ardhmen e Evropës) dhe rezultatet e pritura në maj, ne duhet të mendojmë përsëri për rregullat tona dhe t’i bëjmë ato më të qarta, t’i bëjmë ato më të lehta në mënyrë që të vendosim më shpejt dhe më lehtë dhe gjithashtu të jemi i sinqertë për Evropën ku Ballkani Perëndimor ka vend”, tha presidenti i Francës.
Ai përfundoi me një thirrje për të rivlerësuar mënyrën se si funksionon Evropa.
“Kjo është arsyeja pse Konferenca për të Ardhmen e Evropës duhet të pasohet nga një konferencë për Ballkanin Perëndimor, që trajton këto tema vendimtare”, tha Macron.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor është pjesë e një prej tre prioriteteve të Presidencës Franceze: Një Evropë më sovrane, e cila përfshin gjithashtu forcimin e zonës Shengen, mbrojtjen e kufijve evropianë, kontrollin e migracionit dhe përmirësimin e politikës së azilit.
Dy prioritete të tjera janë Një model i ri evropian për rritje, në të cilin zhvillimi ekonomik përafrohet me qëllimet klimatike, dhe Një Evropë humane, me fokus në ruajtjen e sundimit të ligjit dhe vlerave evropiane.
Të tjera
-
Ish-Kryeministri Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Ndërron jetë meteorologu Sylë Tahirsylaj
Meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj ka ndërruar jetë sot. Lajmin e kanë b...
-
Kurti kujton Fan Nolin, 100 vite prej ditës kur Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin në 100 vjetorin kur...
-
Gjermania iu bën thirrje aleatëve të NATO-s: T’i rrisim shpenzimet ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë të ditur se aleatët ev...
-
Rrạhja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports shpegon problemet politike Kosovë – Serbi: Kosova është shtet i pavarur, Serbia nuk e njeh
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë....
-
Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë
Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përlesh...
-
Ndeshja Shqipëri -Itali, Policia Shqiptare patrulloi bashkë me atë gjermane mbrëmë – pamjet
Policia e shtetit shqiptar ka ndarë pamje duke asistuar policinë gjermane për...
-
Aksidẹnt i rëndë në Greqi, katër të vdẹkur mes tyre një shqiptar
Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar nga përpla...
-
Kotroll policor në dy shkolla në Leposaviq, Veton Elshani jep detaje
Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani...
-
Përplasja mes tifozëve anglez dhe serb dyshohet se nisi nga shqiptarët
Disa orë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ka shpërthyer dhuna mes tif...
-
Prestigjiozja Financial Times: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t’i japë kompanisë Rio Tinto, ...
-
Kosova dhe Serbia në mesin e shteteve që e mbështetën deklaratën për integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende të botës, nga njëqind sa morën pjesë në një samit për paqe n...