Lajme

LVV shkarkon Haki Abazin nga komisionet parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 16 February 2023

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në Komisione Parlamentare.

Si rezultat, Haki Abazi, është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, për t’u zëvendësuar nga deputetja nga radhët e LVV-së, Arbeshë Kryeziu-Hyseni.

Gjithashtu, Abazi u shkarkua edhe nga Komisioni për Stabilizim-Asocim, ku u zëvendësua nga deputeti i LVV-së, Dimal Basha.

-Advertisement-

Nga 62 vota, 53 ishin për, as një kundër dhe nëntë abstenime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera