Lajme

Lushtaku, Qeverisë Kurti: Të mjerë e mashtrues – Hipokrizi dhe demagogji

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 10 January 2023

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar ndaj videos së fundit të VV-ja ku akuzoi ish-qeveritarët për vjedhje të shtetit, raporton GazetaBlic.

Lushtaku përmes një shkrimi në “Facebook” ka rënditur dështimet e Qeverisë Kurti, duke përfshirë këtë rritjen e çmimeve dhe mungesën e energjisë elektrike.

Lushtaku thotë se fajtor kryesor për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, janë vetë Qeveria Kurti.

-Advertisement-

Në fund ai thotë, se Qeveria është e dobët dhe e mjerë.

Shkrimi i plotë:

E VËRTETA e Qeverisjes dy vjeçare të Albin Kurtit:
Ka rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë!
Ka zhdukje të mostrave të rastit Dehari!
Ka dorëzim të shtetit karshi terroristëve dhe Serbisë!

Ka skandal prej 100 milion eurosh!
Ka stagnim të shtetit!
Ka HIPOKRIZI dhe DEMAGOGJI!
S’ka energji elektrike!
S’ka material për pasaporta!
S’ka investime kapitale!
S’ka zhvillim të shtetit!
S’ka ASGJË TË MIRË!
QEVERI E DOBËT, E MJERË DHE MASHTRUESE!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera