Lajme

Lulzim Peci: Emërtimi i rrugëve në Mitrovicën e Veriut është një akt i Qeverisë në detyrë, i cili është bërë në kundërshtim të plotë me Ligjin për Qeverisje Lokale

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 03 June 2026

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ndaj emërtimit të rrugëve në Mitrovicën e Veriut, duke e cilësuar këtë veprim si abuzim me kompetencat komunale dhe në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Përmes një reagimi publik, Peci tha se emërtimi i rrugëve nga Qeveria në detyrë është bërë në kundërshtim të plotë me Ligjin për Qeverisje Lokale dhe paraqet, sipas tij, një abuzim të kompetencave ekskluzive të komunës.

“Emërtimi i rrugëve në Mitrovicën e Veriut është një akt i Qeverisë në detyrë, i cili është bërë në kundërshtim të plotë me Ligjin për Qeverisje Lokale dhe paraqet abuzim të paskrupullt të kompetencave ekskluzive komunale”, ka deklaruar Peci.

-Advertisement-

Ai ka vlerësuar se ky veprim nuk është asgjë më shumë sesa një përpjekje populiste për marketing elektoral, duke shtuar se veprime të tilla dëmtojnë interesat e Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

Sipas Pecit, ky veprim krijon përshtypjen e një shteti që nuk respekton sundimin e ligjit.

“Ky akt nuk është asgjë më shumë dhe më pak sesa një përpjekje populiste për marketing elektoral, i cili i dëmton interesat e Kosovës dhe vetë rrugëtimin e saj drejt BE-së, si një vend që nuk ka konsideratë ndaj sundimit të ligjit”, u shpreh ai.

Në fund, drejtori i KIPRED-it bëri thirrje që qasjeve të tilla politike t’u jepet fund.

“Kesaj politike duhet me i jep fund me një pikë të madhe”, përfundoi Peci.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy