Sport

Lukaku niset me urgjencë drejt Belgjikës, rrezikon përballjen me Bayern

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 05 Shtator 2022

Te Interi ende nuk janë të qartë se kur Lukaku do të mund të kthehet në urdhrat e Inzaghit, por duket se nuk ka për të qenë një gjë shumë e afërt.

Nga mediet italiane mësohet se sulmuesi do të fluturojë drejt Belgjikës për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore në kofshën e majtë dhe të jetë nën mbikëqyrjen e mjekut të kombëtares dhe për të kuptuar se si do të vijojë me procesin e rehabilitimit.

Lëvizje që duket se përjashton mundësinë që lojtari të stërvitet së bashku me pjesën tjetër të grupit përpara pushimit në kampionat për angazhimet e kombëtares dhe që do ta detyrojë Interin të qëndrojë pa sulmuesin e tij kryesor edhe për pak kohë.

-Advertisement-

Nëse nuk do të ketë lajme të mira nga Belgjika, Romelu mund të detyrohet gjithashtu të humbasë ndeshjet kundër Bayernit, Torinos, Viktori Plzen dhe Udineses.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy