Rozë

Luiz Ejlli mahnit sërish fansat duke interpretuar “Po t’jemi bashkë ne të dy” me Anxhela Peristerin

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 08 Maj 2023

Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli vazhdon të jetë kryetemë e fansave në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të natës finale, ku edhe është shpallur fitues, është organizuar një ndejë, në të cilën këngëtari ishte personazhi kryesor.

Pjesë e këtij organizimi ishin personalitete të njohura të skenës shqiptare, porse kyçe ka qenë festa dhe muzika.

-Advertisement-

Anxhela Peristeri ka qenë këngëtarja që ka interpretuar drejtpërdrejt këngë popullore shumë të pëlqyera nga Luizi.

I shoqëruar nga Elvis Pupa, ai e ka mbajtur vijën duke kënduar dhe pranë i është afruar këngëtarja duke ia dhënë mikrofonin dhe kanë vazhduar të këndojnë bashkë.

Luizi ka mahnitur duke interpretuar “Po t’jemi bashkë ne të dy” së bashku me Anxhelën.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy