Ekonomi

“Luftë” për Brezovicën mes Qeverisë dhe strukturave paralele

Autori: Sylejman Sylejmani 19:00 | 29 January 2019

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për të marrë në menaxhim qendrën e skijimit në Brezovicë.

Kjo qendër e cila konsiderohet e një rëndësie të veçantë për Kosovën, ka dy dekada që po menaxhohet nga strukturat paralele të Serbisë, shkruan Gazeta inFokus.

Ilir Morina që udhëheq me Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se këto struktura ka ndodhur që për një muaj t’i inkasojnë 1 milion euro të hyra.

-Advertisement-

E këto para nuk dihet se ku kanë shkuar.

“Ka 20 vjet që këto kompani me emra INEX e në forma të ndryshme, kompani fantome që punojnë sikurse në Serbi dhe me ligje të Serbisë, ka ndodhë që vetëm për një muaj i kanë inkasuar mbi 1 milion euro dhe nuk dihet se ku kanë shkuar. Shumica janë nda mes njerëzve joformalë dhe shumica prej tyre kanë shkuar në Serbi”, thotë ai.

Morina thekson se kjo nuk ka logjikë të ndodhë kështu edhe 20 vjet pas çlirimit të Kosovës.

Për këtë punë ai tregon se tashmë Qeveria ka marrë hapat e parë për ta marrë në menaxhim këtë resurs të vlefshëm.

“Sivjet kemi kontraktuar njerëz për mbikëqyrjen e pistave, kemi investuar diçka në parkingje dhe jemi rrugës për investime më të mëdha për vitin e ardhshëm”, ka thënë Morina për Gazetën inFokus.

Këtë javë, Morina tregon se kanë llogaritur që t’i regjistrojnë katër objekte.

Dy janë shoqërore, një është e AKP-së, kurse tjetra është pa pronar dhe për të cilat tashmë Agjencia i ka çelësat në duar.

Në ndonjërën prej këtyre ndërtesave planifikohet që të vendoset njësiti për shpëtim, i cili do të intervenonte edhe në raste sikur ai i skiatorit ekstrem Arian Daci, i cili vdiq pasi e përfshiu orteku.

I gjithë problemi, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se është tek vullneti politik.

Sipas tij, marrjen nën menaxhim të Brezovicës do të tentojnë ta bëjnë pa dhunë.

“Ne duhet të ndjekim rrugë ligjore, të mos i marrim me dhunë. Kemi rast që më 2015 kemi marr me dhunë drejtorinë paralele të parkut të Malit Sharr. Serbët kanë bërë roje dhe kanë dhënë dru me vula të Serbisë. Kemi bërë kallëzim penal dhe janë dënuar mbi 25 punëtorë të asaj strukture paralele, janë marrë objektet e janë vendosur tabelat e Republikës së Kosovës. Ata para një jave janë dënuar dhe përmbaruesi ka marrë vendimin për gjobë prej 125 mijë euro”, deklaroi Morina./Gazeta Infokus/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy