Fun & Video

Luani ngec në pemë, shpëtohet nga zjarrfikësit-Foto

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 18 February 2019

Një luan i madh është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi kishte ngecur në një pemë afër një prone në Kaliforni. Kafsha u vu re nga pronari i pronës që po punonte në kopsht. Zjarrfikësit gjetën në pronën në San Bernardino, macen e madhe të ulur në një degë pemë në lartësinë 15 metra.

Fillimisht u sigurua zona, u qetësua kafsha dhe më pas e ulën në tokë duke përdorur një parzmore. Luani u lëshua sërish në pyll. Nuk dihet sesi macja e madhe ka ngecur në pemë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera