Sport

Lopetegui do të shkarkohet. Perez e ka gjetur zëvendësin

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 29 October 2018

Humbja 5-1 e Realit ndaj Barcelonës ka qenë me shumë mundësi ndeshja e fundit e Julen Lopetegui në pankinën madrilene.

Sipas mediave sportive spanjolle, Presidenti i klubit, Florentino Perez ka vendosur që të shkarkojë trajnerin për të cilin bëri rrëmujë në kombëtaren spanjolle vetëm e vetëm për ta zyrtarizuar sa më shpejt afrimin e tij.

Sipas “AS”, zëvendësuesi i tij do të jetë Antonio Conte, i cili aktualisht është pa punë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera