Sport

Llapi kryen stërvitjen e parë në Antalya

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 16 January 2021

Skuadra e Llapit gjatë ditës së sotme ka udhëtuar drejt Antalyas së Turqisë, atje ku do të qëndrojë disa ditë për t’u përgatitur për fazën e mbetur të stinorit, shkruan Gazeta inFokus.

Kurse pasdite, të drejtuarit e Tahir Batatinës kanë kryer stërvitjen e parë, ndërsa nesër pritet të zhvillojnë një ndeshje miqësore.

Llapjanët do të përballen me Tuzlasporin, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë të Turqisë, në ora 12:00.

-Advertisement-

Kjo përballje do të luhet në fushën ‘Sueno Delux’ në Turqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera