LAJMI I FUNDIT: Merret vendim i rëndësishëm për Serie A
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 28 March 2020
Serie A do të ketë kampion këtë edicion.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka konfirmuar se do të ketë fitues të “Scudettos” këtë edicion, ndonëse nuk ka ende shenja për rifillim të garës në kampionatin italian.
Gravina gjithnjë ka thënë se edicioni 2019\2020 do të kompletohet, përkundër faktit se përhapja e koronavirusit në Itali e lë të hapur mundësinë e anulimit të edicionit.
“Është një plan që për ne është me prioritet”, ka thënë Gravina për Sky Sport Italia.
“Të gjithë do të jemi të lumtur të përfundojmë edicionin në fushë. Ne jemi në kontakt me FIFA-n për kontratat e lojtarëve, nëse duhet të vazhdojmë përtej 30 qershorit. Duhet të gjejmë një zgjidhje dhe ideale do të ishte të luajmë deri më 30 korrik. Ne duhet të respektojmë rregulloret dhe t’iu përmbahemi këshillave që vijnë nga zyrat e drejtuesve politikë dhe shkencorë”.
Edhe në Angli po rriten zërat për anulim të edicionit të Premier Leagues. Derisa në Angli anulimi po vlerësohet se do t’i kushtojë Liverpoolit me titull, në Itali pritet të shpallet kampioni.
“Nëse nuk mund të luajmë, ne prapë do të donim të ruajmë vlerën e garës sportive që është zhvilluar në fushë. Po flasim për atë se ku duhet të shkoj ‘Scudetto’ por i takon Këshillit Federal të vendosë. Ne ende duhet të vendosim për ekipet e edicionit të ardhshëm, për garat evropiane dhe për ekipet që do të promovohen e do të largohen”, ka thënë Gravina.
Në Itali të premten është shënuar numri bindshëm më i madh i të vdekurve nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur 969 persona nga pasojat e koronavirusit.
Të tjera
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...