Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 28 March 2024
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të PDK-së.
Ai ka përgëzuar kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin, që e ka propozuar Bedri Hamzën për kryeministër. Lladrovci ka përgëzuar edhe Hamzën që “në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merr përsipër perspektivën dhe zhvillimin e këtij vendi”.
“E mora fjalën, të japë dy tri vlerësime shumë pozitive, të jap përkrahjen e plotë për Kryeministrin tonë, dhe t’ju ftoj të mos i përsëritni gabimet e zgjedhjeve të kaluara lokale. Ju përgëzoj miku im, Memli, për vendimin e propozimit për Kryeministër të Bedri Hamzës. Shembulli Juaj, dëshmon përkushtimin partiak, njëherësh modestinë dhe devotshmërinë për të çuar kauzën e partisë së lirisë, partisë së çlirimit, Partinë Demokratike. Dua ta përgëzoj Bedri Hamzën që në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merrni përsipër perspektivën dhe zhvillimin e këtij vendi.”
Lladrovci ka thënë se kandidatura e Bedri Hamzën është e kompletuar, me përvojë, me aftësi të dëshmuar dhe sipas tij gëzon përkrahje nga aleatët historikë.
“Miku im Bedri, ju do të keni sukses ta ringjallni ekonominë, do ta ngritni më lartë, sepse, kjo ekonomi sot, ma poshtë nuk ka ku të shkojë. Dua të përgëzoj vendimin njëzëri për këtë propozim. Besoj fort se Bedri Hamza është kandidaturë e kompletuar, me përvojë, me aftësi të dëshmuara dhe njëherësh, gëzon respektin e përkrahjen edhe jashtë Kosovës, edhe nga aleatët tanë historik.”
Ai ka thënë zotimin që Drenasi do të angazhohet për Hamzën.
“Ju garantoj e siguroj se në bastionin e UÇK-së dhe të PDK-së, në Drenas- zemrën e Kosovës, do të angazhohemi me tërë forcat për çdo votë, për kryeministrin tonë, Bedri Hamzën.”
Fjalimi i plotë:
I nderuari kryetar Memli Krasniqi,
E nderuara Kryesi e punës,
Anëtarë të Këshillit Drejtues,
E mora fjalën, të japë dy tri vlerësime shumë pozitive, të jap përkrahjen e plotë për Kryeministrin tonë, dhe t’ju ftoj të mos i përsëritni gabimet e zgjedhjeve të kaluara lokale.
Ju përgëzoj miku im, Memli, për vendimin e propozimit për Kryeministër të Bedri Hamzës.
Shembulli Juaj, dëshmon përkushtimin partiak, njëherësh modestinë dhe devotshmërinë për të çuar kauzën e partisë së lirisë, partisë së çlirimit, Partinë Demokratike.
Dua ta përgëzoj Bedri Hamzën që në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merrni përsipër perspektivën dhe zhvillimin e këtij vendi.
Miku im Bedri, ju do të keni sukses ta ringjallni ekonominë, do ta ngritni më lartë, sepse, kjo ekonomi sot, ma poshtë nuk ka ku të shkojë.
Dua të përgëzoj vendimin njëzëri për këtë propozim. Besoj fort se Bedri Hamza është kandidaturë e kompletuar, me përvojë, me aftësi të dëshmuara dhe njëherësh, gëzon respektin e përkrahjen edhe jashtë Kosovës, edhe nga aleatët tanë historik.
Ju garantoj e siguroj se në bastionin e UÇK-së dhe të PDK-së, në Drenas- zemrën e Kosovës, do të angazhohemi me tërë forcat për çdo votë, për kryeministrin tonë, Bedri Hamzën.
Në këtë situatë kur për katër vjet, në komunën tonë, nuk është hedhë as një lopatë me beton për projektet kapitale nga niveli qendror, qytetarët do ta mirëpresin këtë kandidaturë si rrugë të vetme për zhvillim.
Konstanta e shtetit, duhet të kthehet aty ku e ka vendin. Variablat i kanë kushtue dhe do t’i kushtojnë vendit tonë, këtë, tashmë, qytetaeët e kanë vërejtë.
Por, dihet se heqja dorë nga ideja, edhe kur është gabim, është veti e trushpëlarëve, dhe kërkohet betejë e fortë e demaskimit të mashtrimit.
Demaskimi i mashtrimit nuk mund të bëhet me keqbërës, sepse, ata luftojnë për lëkurën e vet, jo për qytetarët, as për Kosovën, as për rrugën tonë të fuqizimit të shtetit.
Ndryshe shihet e komentohet një foto në Prishtinë, ndryshe në komunën e Drenasit. Kërkoj të mos mashtroheni nga joshjet e keqbërësve, sepse, nëse vjen një me një foto, dy largohen nga ne edhe pa foto.
Kërkoj të hidhet vëmendja te votuesit që votojnë për herë të parë dhe te të papërcaktuarit.
Ju ftoj t’i shtrëngojmë radhët, të mos lejojmë të kthehet Serbia.
Ju ftoj të bëjmë më të mirën, për Kosovën dhe kombin.
Kryetar Memli Krasniqi, ne jemi gati!
Kryeministër Bedri Hamza, ne në Drenas, me tërë energjitë tona, do ta japim përkrahjen e plotë dhe me bindje të fuqishme se fati i Kosovës, do të jetë në duar të sigurta, brenda vlerave euro-atlantike.
Në këtë angazhim tonin atdhetar, sepse, politika u pa çka është në këto katër vitet e fundit nga kjo qeverisje, do ta gjejmë sërish fillin e zhvillimit ekonomik, ndaljen e migrimit, kthimin e besimit dhe bashkëpunimin e aleatëve tanë që na ndihmuan në ditët më të rënda.
Ne nuk guxojmë të ndalemi për të mos u ndalur Kosova.
Përgëzime Kryetar, përgëzime Kryeministër!
Ju faleminderit!
Të tjera
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...