Sport

Liverpooli e nis mbarë sezonin e ri, mposht Cityn në finale të Community Shield

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 30 July 2022

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt, në kuadër të Community Shield.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, me Trent Alexander-Arnold, në minutën e 21, derisa pavaërsisht shumë rasteve të krijuara nga dy skuadrat, pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat, transmeton Klankosova.tv.

Në pjesën e dytë, City e barazoi rezultatin me Julian Alvarez, duke e shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e Liverpoolit.

-Advertisement-

Por Liverpooli nuk u ndal, dhe arriti të kalojë në epërsi prapë me Mohamed Salah, në minutën e 83’, derisa Darëin Nunez realizoi në minutën e 90+4’, për rezultatin përfundimtar 3-1.

Kështu Liverpooli e nis me trofe sezonin e ri, që do të fillojë gjatë javës së ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera