Lajme

Lista Serbe merr pjesë në seancën për formimin e Qeverisë së re

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 13 September 2026

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur për zgjedhjen e Qeverisë së re, përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të pranishëm janë edhe deputetët e Listës Serbe.

Ata janë parë duke hyrë në sallën plenare, ku pritet të zhvillohet votimi për formimin e Qeverisë Kurti 4.

Në seancë nuk janë parë ende deputetë nga LDK-ja dhe PDK-ja, pasi kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën për formimin e Qeverisë.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy