Lajme

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 17 April 2024

Fahri Fazliu është liruar pas arrestimit që iu bë sot nga Gjykata Speciale.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar familjari i Fahriut, Fadil Fazliu, i cili tha se të njëjtit i është konfiskuar telefoni.

“Po, është liruar Fahriu. Tash fola me të, telefoni iu ka konfisku dhe më tha se është intervistuar diçka, por nuk më tregoi detaje”, tha Fazliu për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Për arrestimin e Fazliut, Gjykata Speciale nuk ka dashur të japë komente në pyetjet e dërguara nga Klankosova.tv.

“Gjykata Speciale nuk ka koment”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Specialja në shtator të vitit të kaluar pati bastisur banesën e Fazliut, për të cilën bastisje pati thënë se gjërat që i kanë marrë Specialja kanë qenë të kota për ta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera